Mirë se vini pranë Operatorit Shqiptar të Terminalit të Trageteve

Terminali i Trageteve në Durrës është porta kryesore hyrëse në Shqipëri si dhe në rajonin e Ballkanit me linjat lidhëse të trageteve me Barin, Ankonën dhe Triesten.

Kohët e fundit ky terminal është modernizuar duke u berë një nga terminalet më bashkohorë në Detin Mesdhe.
Cdo vit përmes këtij terminali kalojnë dhe përpunohen më shumë se 850,000 pasagjerë, 185,000 automjete dhe 76,000 kamione.

Terminali është i pozicionuar pranë qendrës së qytetit të Durrësit ku ndodhen linjat direkte të autobuzit dhe taksisë, si për në qendër ashtu edhe  drejt qyteteve të tjera. Aeroporti Ndërkombëtar I Tiranës ndodhet vetëm 30 minuta larg me makinë ose taksi.

AFTO si degë e FRS-së, operon pranë Terminalit të Trageteve që prej Vitit 2013.